Njerëzit dinë me të dashtë, me falë dashni, me falë nji buzëqeshje, me t’mbeshtetë, me ta thanë nji fjalë t‘mirë, me gjetë kohë për ty, me t‘ba me u ndi mirë, mos me u ndi i tepërt, mos me u ndi barrë… lista është e gjatë.
Dhe po, t‘gjitha këto kanë me i ba por pasi ti të kesh vdekur. E pas vdekjes tande ti bahesh ai njeriu i mirë për të cilin fliten fjalët ma t‘mira e të cilat kurrë nuk t‘i thanë sa ishe gjallë
T‘vijnë te varri me t’vizitu, me t’sjellë lule e me ndejtë me ty por asnjëren nga këto nuk i patën ba kur ti ende frymoje e kishe nevojë për to. I bëjnë tani kur gjithçka ka perfundu.
Ec e merre vesh këtë lloj dashnije t‘paaftë me dashtë për s‘gjalli