Në shtetin e ri të Kosovës është ba shumë por tepër shumë ka mbetë edhe pa u ba. Ajo që dhemb shumë është sektori i shendetesisë e që thonë gratë, mos u smufsh n‘këtë vend. Për keqardhje janë edhe gjyqësori, arsimi… e shumë e shumë tjera.
E për me iu qitë maje krejt ketyre, është skllavëria ne sektorin privat. Qysh ka mundësi që punetoret e marketeve të mëdha e te vogla, të cilat punojnë në kasë, me qëndru 8 orë te plota në këmbë?!
Pse? Qysh mujnë me i keqtrajtu në atë mënyrë veç pse kanë mundësi? Pse duhet me qëndru ato te shkretat në këmbë kur e njëjta punë behet edhe ulun qysh bahet ne shumicën e vendeve normale? Te lodhura deri ne palc, të dehidruara, janë të detyrume edhe me keshë me zor, ta ulin zërin nëse dikush keqsjelljet ndaj tyre, me duru gjithçka.
Për ndërtimtari as nuk po ia nisi bile se nuk e di ku ndalem
„Shefat“ ( Zot, sa e urrej këtë emër) nuk ish dashtë me guxu m‘i pasë duart e lira me vepru qysh t‘i kanë tekat e veta sepse ka edhe diçka të tillë si të drejtat e punëtorëve, pavarësisht se ku punojnë ata. Në cilin sektor, për cilin „shef“ , kjo nuk ish dashtë me pasë rëndësi.
Medet që nuk kam forcë e as mundësi me ndryshu diçka se perndryshe kisha me qenë sinonim i tmerrit ndaj abuzuesve dhe „shefave“ të tillë.