[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tetë nxënës do ta përfaqësojnë Deçanin në Olimpiadën shtetërore të Matematikës



Adem Lushaj – Botapress, 11 shkurt

Janë përzgjedhur tetë nxënësit të cilët do përfaqësojnë Komunën e Deçanit në Olimpiadën e Matematikës që do organizohet në nivel vendi. Kështu ka bërë të ditur, mësimdhënësi i kësaj Lënde, Muharrem Kukalaj, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së mësimdhënësve të Matematikës së Komunës së Deçanit, nën organizimin e së cilës janë mbajtur këto gara. Sipas Kukalaj, në një konkurrencë prej 60 nxënësve, janë përzgjedhur nga dy nxënës të klasave 9-të, 10-të, 11-të dhe 12-të, të cilët do masin forcat e tyre në shkencën e Matematikës, me moshatarët  e tyre të Komunave tjera të Kosovës. “Nën organizim të Shoqatës së mësimdhënësve të Matematikës, është mbajtur Olimpiada e Matematikës, me çka janë përzgjedhur më të mirët të cilët do përfaqësojnë Deçanin në nivelin qendror”, ka treguar Muharrem Kukalaj, duke njoftuar se  Komisioni vlerësues, ka përzgjedh tetë më të mirët, që i bie nga dy nxënës nga klasat IX-XII. Sipas, Kukalaj, rezultatet e shënuara janë në nivelin më të kënaqshëm, krahasuar me vitet e kaluara, por edhe duhet shumë angazhim që të arrijmë në nivelin e dikurshëm, kur Deçani ishte shembull për gjitha komunat e Kosovës

Pra, në Olimpiadën në nivel vendi, Deçanin do ta përfaqësojnë: Lorik Ramosaj dhe Albin Demukaj, për klasat e nënta, ndërsa në ato të dhjeta do garojnë Andi Hasanaj dhe Edita Shehu. Nxënësit Ermal Kukalaj dhe Blerina Tahiraj, do jenë pjesë e Olimpiadës në nivelin e klasave të njëmbëdhjeta, sikurse që Arjeta Hulaj dhe Lirim Kukalaj, që do garojnë në nivelin e klasave të dymbëdhjeta.16731166_1403246186394676_454045727_n