• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Testi i maturë sivjet me masa të rrepta, dënime deri 3 mijë euro e ndjekje penale

nga Bota Press
25 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Këtë vitdo të ketë masa më të rrepta në testin e maturë, nuk lejohet as sjellja e telefonave celular nëpër shkollat ku do të mbahen testet, shkruan Gazeta Botapress.

Zv.ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Dukagjin Pupovci përmes një konferencë për medie ka bërë të ditur masat që do të ndërmerr ministria për parandalimin e keqpërdorimit në Provimin e Maturës Shtetërore.

Sipas asaj që tha Pupovci, këtë vit nuk lejohet as sjellja e telefonave celular nëpër shkollat ku do të mbahen testet, ndërkaq bëri të ditur se kujtdo që i gjendet telefoni, do të përjashtohet nga testi, pavarësisht nëse e ka përdorur ose jo atë.

Dënimet për administruesit do të jenë si edhe herave të tjera nga 500 deri në 3 mijë euro, por nëse shihet e nevojshme ata që i shkelin rregullat do të ndiqen edhe penalisht.

“Është përgatitur plani i veprimit për organizimin e takimeve informuesit nëpër komuna, që do të jenë të angazhuar në cilësinë e administruesit. Për t’i minimizuar keqpërdorimet me të cilat për fat të keq jemi përballur vazhdimisht, këtë vit është e ndaluar sjellja e telefonave celular në shkollë. Kështu që të gjithë duhet të lënë celularin në shtëpi”, tha Pupovci.

Ai shtoi se, “Administruesve u janë dhënë udhëzime, të jenë shumë strikt në këtë aspekt, pra secilit nxënës që i gjendet celulari, pavarësisht nëse e ka shfrytëzuar apo jo, do të largohet nga provimi”, theksoi ai.

Procesi do të monitorohet nga shoqëria civile, ndërkaq Pupovci shtoi se “lus të gjithë administruesit dhe vëzhguesit që të jenë në nivel të detyrës, që të mos bie edhe cilësia e provimit”.

“Ne do t’i trajtojmë të gjitha parregullsitë eventuale dhe do të iniciojmë procedurë ligjore ndaj të gjithë atyre që i shkelin rregullat. Me lejoni të ju rikujtoj që sipas ligjit, administruesit dhe mbikëqyrësit që nuk i respektojnë rregullat e administrimit të testit ndëshkohen me gjobë prej 300 deri 500 euro”, tha zëvendësministri i arsimit./Botapress/

Tags: testi i matures

Të ngjashme

Kosovë

“Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

ZRrE-ja tregon zyrtarisht se rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”
  • Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund
  • Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën
  • ZRrE-ja tregon zyrtarisht se rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike
  • “Janë 140 Asociacione, zojat shahiste”- Çka tha Basha që e bëri Kurtin ta tallte në Kuvend

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.