[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tërmet i fuqishëm në Filipine, alarm për dallgë të rrezikshme cunami



 

Qendra e Tsunameve e Paqësorit paralajmëroi të premten dallgë të rrezikshme pas një tërmeti me magnitudë 7.2 ballë i shkallës Richter që tronditi Filipinet. Sipas njoftimit, lëkundja mund të shkaktojnë dallgë të rrezikshme tsunami në brigjet e Indonezisë dhe të Filipineve.

Tërmeti i fuqishëm ra në Mindanao të Filipineve të premten në orën 20:23:18 sipas kohës europiane.

 

Qendra, tha se bazuar në parametrat paraprake të tërmetit, dallgët e tsunamit mund të shkaktohen brenda një rrezeje prej 300 kilometrash nga epiqendra e tërmetit./CRI