[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tentim vrasje në Podujevë, i mituri plagos me armë një tjetër



 

Një i mitur nga Podujeva e ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetë. Rasti ka ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës, mbrëmjen e së shtunës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

I dyshuari e ka plagosur viktimën me armë zjarri, ndërkaq shkaqet mbeten ende të panjohura. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë,  e më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Fsh. Kërpimeh , Podujevë 06.03.2021-20:00 Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur . Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, ka bërë të ditur Policia.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërkaq është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është konfiskuar një armë dhe tre fishekë.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm . Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe  nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki  me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh./Botapress/