• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Tensionet në veri, “Vatra” i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë kërkesat e Uashingtonit

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Krytari i Shoqatës shqiptaro-amerikane “Vatra”, Elmi Berisha, thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Megjithatë, ai shprehet i bindur se kjo është një situatë e përkohshme dhe se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën nuk do të dëmtohen.

Ai bën thirrje që Qeveria e Kosovës të zbatojë në tërësi thirrjet e Uashingtonit, ndërsa thotë se zyrtarët perëndimorë duhet të tregohen më të ashpër me Beogradin zyrtar.

Berisha, mbështet përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por shton se çdo lëvizje e qeverisë në Prishtinë, duhet të jetë në bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria e Kosovës, kryeministri, presidentja, parlamenti dhe instuticionet në përgjithësi, duhet ta kenë të qartë se mendimet, qendrimet që vijnë nga Uashingtoni zyrtar duhet të respektohen në tërësi. Ua rikujtoj edhe shqiptaro-amerikanëve por edhe qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë në vendet e origjinës se nuk kemi asnjë mik më të mirë në botë sesa popullin amerikan dhe qeverinë amerikane. Prandaj ne nuk duhet të hedhim dyshime tek e ardhmja e Kosovës”, thotë ai.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Berisha thotë se Kosova duhet të nisë menjëherë me zbatimin e kërkesave të Uashingtonit, duke përfshirë atë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni duhet të ndodhë, por asnjëherë që të drejtat e serbëve të vijnë në nivelin e vetqeverisjes, ose qeverisjes, apo të drejtës për kushtëzim apo destabilizim të shtetit të ri të Kosovës”, thotë veprimtari.

Zoti Berisha shton se qeveria e Kosovës duhet të ketë besim se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë lëshime që janë në dëm të shtetësisë së Kosovës.

“Asnjëherë nuk do të gabojë me Kosovën sepse është krijuar nga Amerika, është fëmija i Shteteve të Bashkuara. Nuk është vetëm Kosova, por edhe Shqipëria. 110 vite më parë Amerika formoi Shqipërinë, 110 vite më vonë e formoi edhe Kosovën. Prandaj, kjo nuk është dilemma që shqiptarët duhet ta kenë”.

Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës panshqiptare “Vatra” thotë se të dërguarit amerikanë dhe evropianë në Ballkanin Perëndimor, në vend të trysnisë ndaj Prishtinës, duhet të tregohen më të ashpër ndaj Beogradit zyrtar.

“Ndërkombëtarët nuk kanë qenë të drejtë dhe të barabartë gjatë dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk jemi shumë të lumtur me emisarët që po vardisen në Beograd, Prishtinë, Bruksel dhe Departament të Shtetit. Ne mendojmë që agresori, bota e di se është Serbia dhe Beogradi zyrtar, në veçanti Vuçiqi dhe Daçiqi”.

Sipas zotit Berisha, Presidenti serb Vuçiq dhe ministri i Jashtëm serb Daçiq, qëndrojnë pas akteve të fundit të dhunës në veri të Kosovës.

“Të gjitha protestat dhe zhvillimet në këto muajt dhe javët e fundit nuk janë të orkestruara nga qytetarët serbë, por janë organizatat kriminale që vijnë të përgatitura dhe të orkestruara shumë mirë nga Presidenti i Serbisë, zoti Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, zoti Daçiq. Është për të të ardhur keq se bashkësia ndërkombëtare ende nuk e ka një qëndrim të fuqishëm drejt Beogradit zyrtar dhe nuk e ka vendosur në pozicionin ku duhet të jetë Serbia”.

Situata e fundit, në veçanti gjuha e ashpërsuar e Uashingtonit ndaj Prishtinps nxiti riaktivizimin e lobit shqiptaro-amerikan, thotë Berisha.

“Konkretisht jemi duke biseduar me Kongresin, përfaqësuesit në Kongres dhe Senat dhe po angazhohemi që roli i tyre të jetë më i madh në procese. Ndikimi i Kongresit dhe Senatit duhet të jetë shumë më i madh në Departament të Shtetit, sepse ka një ngecje”, thotë ai.

Sipas zotit Berisha procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte më i sukesshëm, nëse do të udhëhiqej krejtësisht nga Shtëpia e Bardhë. (VOA)

Tags: Ilmi BerishaNew YorkVartra

Të ngjashme

Aktuale

Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Kështu kaloi nata në veri

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

nga Bota Press
25 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Sot i jepet lamtumira e fundit heroit Afrim Bunjaku, policit që ra në krye të detyrës
  • Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”
  • Kështu kaloi nata në veri
  • Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku
  • Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.