Tensionet e luftës, Vladimir Putin merr vendimin ‘drastik’ për vajzën e tij

Moskë- Situata e krijuar nga lufta duket se e ka detyruar Vladimir Putin të ndërmarë vendime drastike për personat që e rrethojnë.

Sipas mediave britanike, dyshohet se lideri rus ka ngujuar vajzën e tij dhe e ka detyruar të qëndrojë në Rusi, duke e penguar që të udhëtojë jashtë vendit për ditëlindjen e saj, me frikën se nuk kishte ndërmend të kthehej më në vend.

Ajo planifikoi një “arratisje” romantike me Yevgeny Nagorny, 33 vjeç, partneri i saj i ri pas ndarjes nga bashkëshorti holandez, i biri i një koloneli të NATO-s, sipas kanalit Telegram General SVR.

“Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke urdhëruar që të forcohej mbrojtja nga sigurimi privat që i ka vendosur Marias”, thuhet në raportin e gazetës ruse.

Sipas informacioneve të Daily Mail, vajza e madhe e presidentit thuhej se nuk kishte në plan të kthehej në Rusi.

Maria, e cila është sanksionuar nga vendet perëndimore për shkak të lidhjeve të saj familjare me Putinin, ka një djalë gjysmë holandez, tani tetë vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Jorrit Faassen.

Maria është një studiuese kryesore në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë e Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë.

ngjashme