[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tensione Meksikë-SHBA! Anulohet takimi Neto-Trump



Donald Trump ka acaruar marrëdhëniet me Meksikën në pak ditë nga marrja e detyrës.

Ai dha urdhër të hënën për nisjen e murit me Meksikën.

Trump tha dje se Meksika do të paguajë për të.

Por presidenti meksikan Pena Neto mendon ndryshe.

“Nuk do të paguajmë asnjë qindarkë”, deklaroi ai.

Pas kësaj Trump tha se nëse Meksika nuk ka ndërmend të paguajë, atëherë presidenti Neto nuk duhet të vizitojë Uashingtonin, në takimin e programuar, transmeton tema.

Pasditen e sotme presidenti meksikan ka bërë të ditur se ka anuluar takimin me Trump që do të mbahej të martën e ardhshme.