• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, Josep Borell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa Borell tha se s’pajtohet me të që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni,

Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradi më shumë se sa qytetarëve serbë.

“Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lart për të kënaqur politikanët e caktuar s’janë demokratike e unë jam demokrat dhe besoj se kapitujt e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë s’duhet të jenë për të shpëtuar lëkurën e një politikani por t’i shërbejnë popullit dhe kam frikë se ky Asociacion është në shërbim të Beogradit shumë më shumë se sa ndonjë qytetari serb të Kosovvës të cilëve u shërbej poaq si kryeministër i kësaj republike”, tha Kurti.

Pyetjes së njëjtë të gazetarëve në konferencë iu përgjigj edhe Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borell.

Borell tha se s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.

“Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundshme implementimin e marrëveshjes së Asociacionit që është lidhur nga përfaqësuesit e të dy palëve në pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve dhe në kuadër të dialogut dhe më vjen keq kryeministër më duhet t’ju kërkojë për implementimin e kësaj marrëveshje. E di se ka marrëveshje të pa implementuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, tha ai.

Ai tha se është demokrat poashtu por që s’i shërben asnjë politikani, duke ia përkujtuar kryeministrit Kurti se dialogu është i vetmi forum për zgjidhjen e çështjeve.

“Më lejoni të them se edhe unë jam demokrat dhe nuk jam këtu për të shërbyer cilindo politikan nga cilado anë. Ajo çfarë ka ndodhur me tabelat e veturave ka dëshmuar se dialogu është i vetmi forum për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura. Do të doja që ju të merrni parasysh rëndësinë e këtij dialogu për të tejkaluar vështirësitë për Kosovën për integrim të plotë në bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.

Tags: Asociacioni i komunave serbeBorellKurti

Të ngjashme

Aktuale

Ngjarje e rëndë në Klinë: Ka të plagosur…

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Aktuale

Kërcënimi me bombë në ‘Xhevdet Doda’ doli alarm i rrejshëm

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Aktuale

Ky është e-maili për kërcënim me bombë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Aktuale

Për herë të parë në Prishtinë, si u prit Milo Gjukanoviq

nga Bota Press
18 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Raporti 24-orësh për koronavirus, rritet numri i të infektuarve
  • Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
  • Shokon hetimi mbi avionin e rrëzuar kinez: Piloti e përplasi qëllimisht
  • Lideri çeçen shpreh hapur kënaqësinë: Gjithçka po shkon sipas planit, do e shpëtojmë Ukrainën nga ‘shejtanët’
  • Apeli refuzon ankesën e ZRrE-së, vërtetohet vendimi i Themelores për tarifat e shtrenjta të rrymës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.