[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tension “i orkestruar” pas raundit të dytë të liderëve në Bruksel



Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk i ka ulur as raundi i dytë i negociatave të katër liderëve, me ndërmjetësimin e Brukselit.

Edhe pse nuk ka pasur deklarata për media nga përfaqësues të Prishtinës e Beogradit, sipas raportimeve të pakonfirmuara takimi i së mërkurës është përcjellë me tensione të larta, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm një ditë pas takimit, krerët shtetërorë serbë janë mobilizuar, siç pretendojnë ata, për cenimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës, “pasi Prishtina po përgatit aksion në veri për rrënimin e murit”.

Një takim i kryeministrit Aleksandar Vuçiq, me drejtues ushtarakë, policorë dhe liderë të serbëve në Kosovë, është zhvilluar në bazën ushtarake në Rashkë, disa kilometra larg kufirit me Kosovën.

Në Kosovë nuk ka pasur ndonjë ‘mobilizim’, derisa veprimet e Serbisë janë dënuar përmes deklaratave për media. Presidenti Hashim Thaçi e ka cilësuar fushatë propagandistike alarmin e Serbisë për sulm në veri.