“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: Tifozi hyn në fushatë gjatë intervistave dhe ia vendos Xherdan Shaqirit një xhaketë. Simboli në xhaketë ishte i UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e listuar nga OKB si organizatë terroriste”, ky ishte përshkrimi i “RSI Sport”.
Por, duket se “RSI Sport” u pendua, pasi kjo video më nuk është në llogarinë zyrtare të tyre në Facebook. Videoja është fshirë pasi përshkrimi ishte skandaloz./ Botapress.info/