[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Teksas, mbushen rrugët me lakuriqë nate të ngrirë



Vala e pazakontë e ngricave në Teksas ka sjellë probleme të mëdha për banorët.

Por temperaturat e pazakonta për këtë rajon kanë sjelle dhe një fenomen tjetër që nuk ishte vënë re më parë: me qindra lakuriqë nate kanë mbushur rrugët, të ngordhur nga i ftohti i madh la miliona vetë në Teksas pa energji elektrike apo ujë të pijshëm.

Hjustoni është strehë e një kolonie të përhershme lakuriqësh nate meksikanë të cilët grumbullohen poshtë një ure në qendër të qytetit. Kjo specie nuk është e mësuar me temperaturat nën zero, të cilave nuk i reziston dot.

Gjatë stuhisë tropikale Harvey, ne humbëm gati dy të tretat e kësaj kolonie. Lakuriqët e natës që i mbijetuan uraganit u kthyen sërish dhe e ripopulluan urën. Ata e ringritën koloninë e tyre, por tani morën një tjetër goditje të fortë.

Autoritetet sakaq i kanë paralajmëruar banorët që të mos i prekin lakuriqet e natës nëpër rrugë, të ngordhur ose jo.