Ditë më parë për Tefik Sejdiun u organizu një aksion për mbledhjen e fondeve për shërim në Turqi.Torcidashi Sejdiu, kishte udhëtuar ditën e martë për shërim jashtë vendit.
Ndërsa sot përmes një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan, poashtu ka njoftuar se nuk është diagnostifikuar me kancer, por është udhëzuar të vazhdojë vizitat mjekësore.
Postimi i plotë:
Njoftime
Faleminderit t’gjithëve që ma mundësuat te shkojè për shërim në TURQI .
Falë Zotit të madhë ( kancer )nuk kam dhe për këtë mjekët vendosën për të mos me operuar meniher .Sod kam ardhur në vendlindjen time mirpo ata me kanë udhëzuar që ti ndjeki vizitat mjeksore në Kosovë rregullisht dhe pasë 6 muajve duhet të kthehem prapë në Turqi për vizitë , dhe në bazë të gjendjes sime ata edhe do të vendosin .Me respekt T. SEJDIU