Tea duket se ka hequr dorë nga djemtë nga Kosova.Mbrëmë në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ka qenë i ftuar ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari e bashkë me të në studio komentuan banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”.
Tea në një moment tha se nuk pëlqente asnjë nga djemtë në shtëpi, qoftë edhe fizikisht. Ndërsa, Fatma i përmendi Granitin si një nga djemtë më të pashëm.
“Kam bërë betim që nuk përzihem me asnjë nga Kosova”, tha Tea, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Kujtojmë, se gjatë kohës që ishte në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Tea Trifoni kishte njohur ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi, e që nga programi ajo doli si çift me Andin, por më pas treguan se kanë qenë të detyruar nga produksioni për shkak të pëlqimit nga publiku dhe se me Beartin ka kohë qe është e lidhur.
Mirëpo, pas pak kohësh dyshja u ndanë dhe nuk i kursyen as ‘thumbat’ në rrjete sociale. Siç duket kjo lidhje e ka bërë Tean të heqë dorë nga djemtë e kosovës.
Ndërkohë, një javë më parë, Tea deklaroi se ishte beqare, duke konfirmuar kështu ndarjen nga i dashuri, por pa dhënë detaje të tjera.