• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Të shtunën Rusia pezullon gazin për Finlandën

nga Bota Press
20 Maj, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Gazpromi rus ka informuar Finlandën se do të ndërpresë furnizimet e gazit natyror nga mëngjesi i së shtunës, më 21 maj, njoftoi të premten shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum.

Gasum refuzoi t’i paguante Gazprom-it në rubla, të cilat Rusia ua ka kërkuar vendeve evropiane. “Është për të ardhur shumë keq që furnizimet e gazit natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të pezullohen”, tha drejtori ekzekutiv i Gasumit, Mika Vilanen.

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kushtin që të mos ketë ndërprerje në rrjet, do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt në vijim”, tha ai.

Gasum njoftoi se do të vazhdojë të dërgojë gaz për klientët nga burime të tjera, përmes tubacionit të gazit Balticconnector që lidh Finlandën me Estoninë.

Gasum paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për shkak të një konflikti rreth pagesës në rubla.

Shumica e gazit që përdoret në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5 për qind të konsumit të tij vjetor të energjisë.

Gazprom nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Më herët, të premten, para njoftimit për Gasumit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte informacion të detajuar në lidhje me kontratat e Gazpromit për furnizim.

“Por, natyrisht, askujt nuk do t’i dërgohet asgjë falas”, shtoi Peskov.

Për shkak të mundësisë së mbarimit të gazit, kompanitë e mëdha finlandeze si Neste, Mets dhe të tjera, janë në kërkim të burimeve alternative të energjisë ose të planeve emergjente për të përshtatur prodhimin e tyre.

Grupi për pylltari Stora Enso njoftoi se tashmë ka zëvendësuar gazin natyror rus me gaz natyror të lëngshëm (LNG) në të gjitha njësitë e tij.

Kompania UPM deklaroi se përdor gazin që shpërndahet përmes gazsjellësit Balticconnector nga furnizuesit perëndimorë, por ende po përgatitet për mundësinë e çrregullimeve afatshkurtra.

Rusia ka pezulluar më parë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat refuzuan të paguajnë në rubla. /Botapress.info/

 

Të ngjashme

Botë

Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë
  • E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë
  • ‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas
  • Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë
  • Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.