[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Të shtëna më armë në Stamboll, tre persona të plagosur (Foto)



Dy persona të armatosur ka shtënë me armë në një restorant në periferi të Fatehit në Stamboll, raporton Daily Mail.

Raportohet se nuk ka viktima, por besohet se tre persona janë plagosur.

Sipas informatave jozyrtare, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, por është në pyetje një “qërim hesapesh”.

Sulmi ka ndodhur katër ditë pasi në natën e ndërrimit të moteve në një klub të natës në Stamboll, janë vrarë 39 persona dhe mbi 60 tjerë plagosur nga një xhihadist i ISIS-it.

Sipas medieve turke bëhet fjalë për një incident të izoluar, ndërsa sipas dëshmitarëve të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta policore.

Sulmuesit besohet se kishin shtënë me armë në drejtim të pronarit të restorantit, nga një veturë në lëvizje.