Të shtëna me armë zjarri pati së fundi në fshatin Hoqe të Komunës së Prizrenit.Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur një person, të cilit tashmë i është ofruar ndihma mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se i njëjti është plagosur në këmbën e majtë, por që pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
Lidhur me rastin, hetuesit policor kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjithë veprimet hetimore.
Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes nga ekipet e Forenzikës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale dy gëzhoja të pistoletës dhe një kacavidë.
“I dyshuari F.K, i lindur në vitin 2000 është arrestuar dhe gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari në këtë rast ka plagosur viktimën”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar./Botapress/