• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Të mërkurën fillon gjykimi ndaj Mustafës 

nga Bota Press
13 Shtator, 2021
në Lajme, Uncategorized
ShareShareShare

Të mërkurën, më 15 shtator, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do të dalë para gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në seancën e parë të gjykimit të tij, shkruan Gazeta Metro.

Por, ajo që bjen në sy është fakti se ndaj Mustafës, brenda muajit shtator nga data 15 deri më datë 28 janë caktuar 9 seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës.

Mustafa u arrestua në shtator të vitit 2020, aso kohe, Gjykata Speciale nëpërmjet një komunikate tregonte se ndaj të njëjtit është konfirmuar aktakuza. Ai gjithashtu ishte i arrestuari i parë i Speciales.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhej në njoftimin e Speciales.

Por kush është Salih Mustafa?

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera të UÇK’së.

Salih Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së.

Ai shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku.

Për çfarë akuzohet Salih Mustafa nga Specialja?

Pas arrestimit, Gjykata Speciale nëpërmjet një njoftimi për media në formë të shkurtër kishte treguar se për çfarë akuzohet Salih Mustafa.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar. Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.”, thuhej në njoftimin e Speciales për aktakuzën ndaj Mustafës. /Botapress.info/

Tags: ]Salih Mustafa

Të ngjashme

Botë

Rusia sulmon Kievin me raketa

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Bledi krahason Kurtin me Nitën, i quan të dy mosmirënjohës

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Rusia sulmon Kievin me raketa
  • Kurti merr vendimin që nuk e priti askush, ka të bëjë me Veriun
  • Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri
  • Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore
  • Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.