“Të jesh me i qetë”, mësuesi i tij i shkollës së mesme habitet me analistin kosovar

Ish-deputeti i VV’së, Faton Topalli dhe analisti, Blerim Gashi janë përplasur verbalisht në një debat që u transmetua mbrëmë në Kanal 10. Pjesë e debatit ishte edhe Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese i cili tha se ka qenë mësues i Blerim Gashit në shkollën e mesme – ndaj të cilën thotë se ka qenë nxënës shembullor edhe ka pas notën 5-she në lëndën e Kushtetutës.

Në “Politiko” po diskutohej për ndikimet e marrëveshjes së Ohrit. Gjithçka filloi kur Topalli tha se në dakordimin midis Kosovës dhe Serbisë parashihet edhe Asociacioni. Asociacioni do të ketë nivel të përshtatshëm të menaxhimit”, deklaroi Topalli.

Kush tha bre ashtu, ku e ke lexu Topalli? …Po gënjen” – ia ktheu analisti Gashi. “Ma, ma, jo ashtu Blerim” – dëgjohet të thotë z. Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, kjo ndërhyrje nuk është se kreu punë, pasi z. Gashi e përdori sërish shprehjen gënjeshtër, e madje edhe termin “rren”, që është më vulgar, ndonëse kanë të njëjtin kuptim.

Momenti i shkëputur nga debati:

ngjashme