[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Të gjitha shkollat në komunën e Mitrovicës, janë të gatshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë



Të gjitha Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta në komunën e Mitrovicës, i kanë kryer përgatitjet e nevojshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, të vitit shkollor 2016/17, bëri të ditur Drejtori për Arsim në Komunën  e Mitrovicës, Skender Avdiu.

 

Sipas tij, shkollat i  kanë kryer të gjitha  punët teknike, si: pastrimet, riparimet e inventarit shkollor aty ku ka pas nevojë,  mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, etj.

 

Po ashtu, drejtori Avdiu tha  se Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me komunën kanë siguruar edhe lëndë djegëse të mjaftueshme për të gjitha shkollat, andaj edhe mund të thuhet lirisht  se të gjitha shkollat janë të gatshme që me datën 10 janar 2017 (sipas kalendarit shkollor të planifikuar nga MASHT-i)  ta fillojnë gjysmëvjetorin e dytë.

Mirëpo, moti i lig që po mbretëron në komunën e Mitrovicës, si pasojë e të cilit disa rrugë nëpër fshatra, sidomos ato të rajonit të Shalës së Bajgorës, janë bllokuar nga ortekët e borës, mund të çrregulloi fillimin e mësimit në shkollat e këtyre fshatrave ashtu sikur që MASHT-i ka parapa.