• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Tash do ta bëjmë operacion në fyt”, e moshuara nga Izbica tregon si ia masakruan burrin

nga Bota Press
28 Mars, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

“Tash do ta bëjmë operacion në fyt”, kështu rrëfen nënë Eminja e cila kujton mirë ditën e ftohtë të 28 marsit, kur pa për herë të fundit bashkëshortin e saj.

E moshuara nga Izbica tregon për rezistencën para ushtrisë e policisë serbe që bashkëshorti i saj mos të ndahet nga kolona. Ajo po jeton me pamjet e tmerrshme dhe zërat që i përsëriten në kokë të kërcitjeve të armëve që nuk u ndalën për më shumë se 20 minuta.

Për rreth 12 muaj, Emine Dajaku bashkë me fëmijët po strehoheshin kudo, pas djegies së shtëpisë. Ajo tregon se si në Izbicë ranë në tytat e armikut, ku vetë u plagos e burrin ia vranë.

“Burri m’u ka vra këtu në Izbicë, në opqinë jena ardh, se në ’98 na janë djegur shtëpia, tani një vit nëpër dynja duke ndejt. Burri tha duam të shkojmë në Izbicë, jena ardh. Burri ka qenë ulur në traktor na ka sjellë mua, fëmijët e djalit, renë, fëmijët e mi, tha shkau shqip foli ‘çu shqiptare, çfarë po pret’. Jam çu unë, i thash çfarë të kesh punë me burrë unë jepi përgjegjësi se është i bërë operacion në kry. Tha ‘tash do ta bëjmë operacion në fyt’. Kom piskat ‘kuku’, e kam kap burrin për krahu, ma ka kërsit një shkelëm në shpinë, më ka hedhur fluturim në lloq (baltë), më ka humb vetëdija, kur u çova, piskatën rejat, çikat, u çova. Burri nuk është. Nuk ka shkuar dy minuta, kanë kërsit pushkët ‘grrr’, 20 minuta edhe më shumë pa ndalë”, rrëfen ajo për KosovaPress.

Ajo thotë se nga ajo ditë nuk e ka parë më të gjallë bashkëshortin, e bashkë me fëmijë janë nisur për Shqipëri. Gruaja e të vrarit rrëfen se policia serbe kishte hedhur tri granate në drejtim të kolonës.

Një grusht eshtra, siç tregon ajo, gjetën nga trupi i bashkëshortit, pesë vjet pas përfundimit të luftës.

Nënë Eminja lutet edhe për ish-luftëtarët e UÇK-së, që tash e tri vjet po mbahen në Hagë. Për të njëjtit thotë se po gjykohen padrejtësisht dhe se të njëjtit dikur i mbronin popullatën civile./Botapress.info/

Tags: izbicaKosoveOperacioni

Të ngjashme

Botë

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Fetah Berisha: Është e turpshme dhe e pandershme si nuk iu gjetë askush afër Rugovës, as ushtarakët

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.