[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tanket e NATO-s në kufirin me Rusinë, Putin urdhëron ushtrinë të bëhet gati për luftë



Botapress, 7 Shkurt

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar sot Forcat Ajrorë të Rusisë të bëjnë një test të jashtëzakonshëm se sa janë të gatshëm për të luftuar.

“Në përputhje me vendimin e komandantin suprem të forcave të armatosura, ka filluar testimi i fuqisë së avionëve në mënyrë që të vlerësohet gatishmëria për kryerjen e detyrave luftarake”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, transmeton lajmi.net.

Kontrollet nisën këtë mëngjes në Moskë konfirmoi Shoigu duke theksuar se vëmendje e veçantë iu është kushtuar vendosjes së sistemit të mbrojtjes ajrore si dhe gatishmërisë për të zmbrapsur agresorin.

Për herë të parë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Putin urdhëroi bazën ushtarake në veri të Rusisë edhe një herë të kthehet në funksion, ndërsa mediat kanë raportuar se këtë vit plani i presidentit është të rris ushtrinë ruse.

Vendosjen e njësive të NATO-s në vendet e Baltikut, Rusia e sheh si akt provokues megjithëse është bërë e ditur se këto trupa janë vendosur për të forcuar mbrojtjen e Evropës Lindore.

Në lidhje me këtë, presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite ka thënë se numri i madh i forcave të NATO-s që janë vendosur në shtetet baltike, dërgon një mesazh të qartë se Aleanca qëndron e bashkuar dhe shumë e fortë ndaj agresionit të Rusisë.