Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar për avancimin e talibanëve, pasi këta të fundit morën nën kontroll Kabulin.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Trump është shprehur se është një turp i madh kur shihet se talebanët ngrenë flamurin e tyre mbi ambasadën amerikane.
“Pasi arrita ta shkatërroj ISIS -in, krijova një mundësi parandalimi të besueshme. Ky parandalues tani është zhdukur. Talebanët nuk kanë më frikë apo respekt për Amerikën, apo fuqinë e Amerikës. Çfarë turpi kur talibanët ngrenë flamurin e tyre mbi Ambasadën Amerikane në Kabul. Ky është dështim i plotë që tregon dobësi, paaftësi dhe mospërputhje totale strategjike,”- ka thënë Trump.