[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Takimi Trump-Putin, në pallatin që e ndërtoi Behgjet Pacolli? (Foto)



Bisedimet për Sirinë do të mbahen në Astana të Kazakistanit më 23 janar

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka konfirmuar se ka ftuar SHBA-në që të marr pjesë në këtë takim. “Kemi menduar se do të ishte mirë që administrata e re e SHBA-së të vijë në këtë takim”, ka deklaruar Lavrov, shkruan lajmi.net

Mediat e huaja kanë shkruar se ky mund të jetë një rast për takimin e presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologun amerikan, Donald Trump.

Përgatitjet për këtë takim pothuajse kanë përfunduar. Sipas sputniknews, takimi do të mbahet në këtë pallat që shihet në foto:

pallati

Ky kompleks i cili quhet “Akorda” është ndërtuar nga kompania e Behgjet Pacollit. Në kompleks është edhe presidenca e Kazakistanit dhe ndërtimi i saj ka zgjatur 3 vite ndërsa është hapur në vitin 2004.

Në përshkrimin e historisë së ndërtimit të kësaj rezidence, thuhet se është ndërtuar nga kompania Mabetex, e themeluar nga Behgjet Pacolli, president i tretë i Kosovës. /Lajmi.net/

pallati-1pallati-2 pallati-3 pallati-4