• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Takimi Kurti-Vuçiq, Bytyçi ‘zbulon’ prapaskenat: Kreu i Serbisë në vështirësi, ‘kurrë’ është përgjigje edhe për Biden – ja pse e përmend Baton Haxhiun

nga Bota Press
15 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Për këtë ka reaguar, profesori Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook. Bytyçi lidhur me pyetjen që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shtruar presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mendon se ka vënë në vështirësi këtë të fundit.

Profesori i njohur shpjegon se kërkesën për njohje atij ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, dhe se përgjigja e tij “kurrë” është përgjigje edhe për presidentin amerikan.

Madje, ai në këtë postim përmend edhe gazetarin Baton Haxhiun, kur profesori mendon se po të pyetje ish-këshilltari i Ramës do të thoshte se “këto janë përralla, dhe se nuk mundet që Kosova të sillet kësisoj me Serbinë”.

Ja shkrimi i tij:

Kur do ta njihni Kosovën?

Kjo është pyetja që ka shtruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në prani të Borrell dhe Lajçak! Ky i fundit ka thënë “kurrë”, ndërkohë që ka bërë përgjegjës zotin Kurti për mosgatishmëri për zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve.

Por është krejt e qartë se pyetja e Albin Kurtit e ka vënë në vështirësi presidentin e Serbisë. Kërkesën për njohje atij ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Dhe përgjigja e tij “kurrë” është përgjigje edhe për presidentin amerikan! Kjo do të thotë se përgjegjës për gjithçka nuk është Kosova, por Serbia dhe liderët e saj.

Mjafton ky rezultat nga kërkesa në formë pyetje e kryeministrit të Kosovës, që ai të marrë mbështetje nga të gjitha forcat politike, edhe të opozitës, për pozicionin që mban ndaj dialogut dhe një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë. Po ta pyesësh Baton Haxhiun për këtë qëndrim, do të thotë se “këto janë përralla, nuk mundet që Kosova të sillet kësisoj me Serbinë”, aq më tepër në prani të përfaqësuesve të BE-së! Kjo është edhe mendësia dhe kërkesa e Beogradit për nënshtrimin e delegacionit të Kosovës./Botapress/

Tags: Vuciq-Kurti

Të ngjashme

Kosovë

Revista amerikane e rendit Kosovën në listën e vendeve që duhet vizituar

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

Çka ndodhë nëse Suedia kërkon ekstradimin e Naim Murselit, flasin nga Ministria e Drejtësisë

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

RTK ka 720 punëtorë, i ka larguar mbi 300, paralajmërohet se numri do të ulet edhe më tej

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

Drejtori i BKS-së tregon si funksionojnë sigurimet e jetës

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Vrasja e Liridona Ademajt – a e ka kontaktuar Naim Murseli, Behgjet Pacollin në natën e krimit?
  • Revista amerikane e rendit Kosovën në listën e vendeve që duhet vizituar
  • Çka ndodhë nëse Suedia kërkon ekstradimin e Naim Murselit, flasin nga Ministria e Drejtësisë
  • Presidentja Osmani paralajmëron takime me partitë opozitare rreth draft-statutit të Asociacionit
  • RTK ka 720 punëtorë, i ka larguar mbi 300, paralajmërohet se numri do të ulet edhe më tej

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.