Këtë fundjavë ndodhi një takim emocional midis një babai dhe një djali që nuk e kanë parë njëri-tjetrin për 57 vjet.
Richard McCleary për herë të fundit e pa djalin e tij Jimmy kur ai ishte ende një fëmijë, dhe më pas ai e dha fëmijën e vogël për birësim dhe të gjitha gjurmët e tij ishin të humbura.
“E mbajta dy herë. Kishte një boshllëk në zemrën time për 57 vjet”, tha Richard.
Kur u rrit, Jimmy vendosi të përpiqej të gjente prindërit e tij biologjikë dhe bëri një test të ADN-së duke mos ditur që Richard kishte bërë të njëjtën gjë.
Kur u zbuluan se ishin të lidhur, doli se babai dhe djali jetojnë vetëm 30 minuta me makinë larg, në Karolinën e Jugut, raporton ABC News, transmeton Telegrafi.
Pas një takimi të parë emocional, ata vendosën të kalonin ca kohë së bashku për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të kompensuar një pjesë të kohës së humbur.