[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Takime urgjente të presidentit dhe kryeministrit, shkak Kosova!



Në Serbia po vlon politika sot, një ditë pas takimit me krerët e shtetit të Kosovës në Bruksel.

Më herët gjatë ditës u paralajmëruar takim urgjent i kryeministrit Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë, kurse në anën tjetër, informacionet më të reja nga Beogradi flasin për një takim urgjent të presidentit Nikoliq me ambasadorët në Beograd.

“Nikoliq do të takohet me ambasadorët e SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë, pas raundit të ri të bisedimeve për Kosovën”, raporton “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Me Nikoliqin do të jetë edhe shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

ETC-ELKOS (1)

Më herët, Nikoliq është takuar me Carl Robbin Herschi, koordinatorin e Kombeve të Bashkuara në Serbi.

DW dhe mediat serbe raportuan sot se takimi i mbrëmshëm në Bruksel ka “dështuar tërësisht”.