Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se është ndier mirë kur e ka parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me dy flamuj të Kosovës në Samitin e Berlinit.
Edita Tahiri ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Berlinit. Ajo thotë se u ndje mirë kur pa Kurtin me dy flamuj të Kosovës në Samit, por shton se shteti duhet dashur edhe kur je në opozitë, jo vetëm në pushtet.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se politikanët duhet ta duan shtetin edhe kur janë në opozitë, jo vetëm kur janë në pushtet. “Me erdhi mirë që e pash Kurtin me dy flamuj të Kosovës në Samitin e Berlinit dje. Shtetin duhet dashur edhe kur je në opozitë, jo vetëm kur je në pushtet”, ka shkruar Tahiri./Botapress/