Për disa orë para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi gjatë pritjes për vaksinim të personave mbi moshën 65-vjeçare.
Për këtë ka ndërhyrë policia e Kosovës, derisa, MSH-ja është arsyetuar se personat që kanë krijuar tollovinë janë të komunave tjera.
Mirëpo, është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që i ka reaguar nivelit qëndror duke publikuar disa foto ku shihet se si po shkon procesi i vaksinimit në këtë komunë.
“Vaksinimi në Vushtrri ???????? ????⚕️ ????⚕️ . Drejtoria e Shëndetësisë, Inspeksioni Komunal të gjithë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve ????”, ka shkruar ai./Botapress/