[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tahiri: Deputeti nga Vetëvendosja i ka kërkuar ITU-së që Kosovës mos t’ia jep kodin telefonik



Ministrja për dialog, Edita Tahiri gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka thënë ka pas deputetë nga Kuvendi i Kosovës iu kanë drejtuar ITU-së, duke i thënë që Kosovës mos t’ia jep kodin, përcjell “zeri.info”.

“Me keqardhje dëshiroj të iu bëjë me dije se ka pas deputet nga Kuvendi i Kosovës të cilët madje edhe me logon zyrtare të Kuvendit të Kosovës iu kanë drejtuar ITU-së, duke i thënë që Kosovës mos t’ia jep kodin. Nëse s’e keni ditë po ua solla dokumentin. Pra në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e  Vetëvendosjes i ka kërkuar ITU-së që Kosovës mos t’ia jep kodin”, ka deklaruar Tahiri