Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se asnjë iniciativë rajonale nuk duhet ta ndalë Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Ky reagim i Tahirit, vjen pas takimit mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Shkrimi i plotë:
Asnjë iniciativë rajonale, nuk duhet dhe nuk mund të ndal synimin e Kosovës në rrugën e integrimit dhe synimin final, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në shumicën e takimeve rajonale, Vucic synim parësor e ka pasur minimin e shtetit tonë të pavarur. Për ne, marëdhëniet ndërfqinjësore janë shumë me rëndësi, por pozicioni ynë strategjik, është rruga njëkahëshe drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.