[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tahir Cukaj: Takim mes miqsh!



Pata një takim miqësor më Ali Lajçin,Aziz Krasniqin,Adem Nikçin,Sali Lukajn dhe unë!

Ishte nderë i veçantë të degjohet zeri i një lideri të kohës z. Ali Lajçit, për debatin e mbajtur me prof dr Shpejtim Bulliqin,Gazmend Muhaxherin dhe Hajdar Beqa, në lidhje me “Demarkacionin”

Eshtë rast i rrallë që një njeri i guximshem si z.Ali Lajçi të thirret në dinjitetin e popullit dhe kerkesat e tij.

Si një student i Univerziteti kerkoj para institucioneve të shtetit që Kosova duhet ta gëzoj të drejtën e mvetësisë,dhe që,të jetë zotë i vetvetës dhe i pasurive tokësore dhe nentokësore , duke u thirrur edhe ne mbrojtje te kufijve të saj. Po të jetë nevoja edhe më luftë, poqëse deshton edhe dialogu paqësor. Edhe ajo ndodhi ma në fund,ku e përjetam të gjithë.

Ali Lajçi në çdo periudhë kohore u gjetë në ballë të furtunave,ku edhe kesaj here u gjetë si anëtarë i komisionit për vijen kufitare më Malin e Zi i emruar nga Kryetari i Komunës dr Ali Berisha. Ali Lajçi në hapin e parë e shprehi kundershtimin ndaj komisionit shtetror ,të cilin e udhëheqti z. Murat Meha, e që në fund doli e verteta e Ali Lajçit dhe vendimet e komisionit u ndeshkuen nga deputetet e kuvendit në Kuvendin e Kosovës.
Korrektësia e z. Ali Lajçit u pa edhe ne debatin e fundit i cili përfaqësoj denjësishtë kerkesat e komunitetit të Rugvës dhe Kosovës. Aty u pa çartazi se populli din të emroj njerëzit e dinjitëtshem siç eshtë lideri i vitit 1981 z.Ali Lajçi. Një kufi që eshtë mbrojtur me pushkë dhe më hutë prej shekujsh,dhe para faktorit kombëtar dhe nderkombëtar ka mbetur në “Çakorr Moken dhe Kullë e Zhlepit”nuk ka zot as njeri qe e luen, lere ma se e luen Bajram Geci e Gazmend Muhaxheri.

Një tokë, që eshtë e mbushur më eshtra dhe më varre as nuk falët dh as nuk ipet nga njerëz që nenshkruajn rrugëve të botës për interesa të karrieres siç eshtë Isa Mustafa. Për ketë tokë dhe keta kufi ishtë i qartë edhe prof Shpejtim Bulliqi i cili shprehi profesionalizmin e tij për matjen e tokes e jo për llogaritjen e tokës qe e kishin marr përsiper një komision i posa formuar nga akademiku i fjetur z Hivzi Isalam me antaret e tij. Ishte shumë më rendesi që ishin te perputhshme konceptet e zotit Lajçi dhe prof Shpejtim Bolliqit. Ky debat pati një jehonë ne popull dhe çdo herë do të çendrojmë ne anen e se vertetes. Respekt për prof Shpejtim Bolliqin dhe zotin Ali Lajçi pa e anashkaluar edhe zotin Beqa i cili shprehi edhe nje modesti gjat debatimit per çeshtjen e kufirit.