“Ta ha zemrën”: Ja momenti kur Xhaka i drejtohet në shqip Shaqirit pas golit ndaj Serbisë

Zvicra e mposhti Serbinë 3:2 në kuadër të grupeve në Kupën e Botës dhe kjo fitore doli të ishte një festë për shqiptarët.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin futbollistët e ndeshjes. Në pamjet e publikuara së fundit shihet se Xhaka iu drejtua Shaqirit me fjalët në shqip me fjalët ‘Ta ha zemrën’.

LEXO EDHE KETE

Fury nxehet keq pas meçit, takohet kokë me kokë me Usyk

Xherdani shënoi golin e parë dhe nisi dy golat e tjerë, Xhaka në anën tjetër bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, ku në fund mori edhe çmimin si lojtari i ndeshjes.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri në atë natë barazoi një rekord. Diçka që vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kishin bërë më herët, duke shënuar gol në tre Botëroret e fundit.

Zvicra e Xhakës e Shaqirit tani në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë, për një vend në çerekfinale./Botapress.info/

ngjashme