Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth gazpërçuesit amerikan, ku ka thënë se Kosova është duke shkuar drejt humbjes të 600 milionë eurove investime, shkruan Gazeta Botapress.
Gazeta sot ka raportuar ekskluzivisht se Qeveria e Kosovës ka refuzuar të përmbush të gjitha kushtet nga Qeveria amerikane që do kompletonin përgatitjet për nisjen e prokurimeve për gazpërçuesin që vitin e ardhshëm.
Për më shumë, derisa fillimisht publiku kosovar është informuar për 200 milion grant të pakthyeshëm që është ofruar nga MCC, Gazetapoashtu mëson se vlera totale e investimeve që Kosova rrezikon t’i humbë përgjithmonë është mbi 600 milionë euro: 200 milion janë ndarë tashmë edhe zyrtarisht nga Administrata Biden kryesisht për projektin e gazpërçuesit dhe një termocentrali me gaz; 90 milionë euro janë ofruar si kredi e butë nga bankat zhvillimore europiane, ndërsa 25 milionë janë ofruar si grant i pakthyeshëm nga burimet europiane.
Lidhur me këtë ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook, Valon Syla, i cili ka thënë se me Qeverinë Kurti, Kosova po shkon drejt humbje së këtyre 600 milionëve.
Pas presionin dhe pakënaqësive amerikane që ja kanë drejtuar privatisht Kurtit, Kryeministri tani ka thirrë të gjithë krerët e opozitës për një takim nesër për një “strategji të përbashkët”. /Botapress.info/