Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka thënë se në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në këtë parti fitoi më i guximshmi, apo ai që e pati guximin të dal të matet me të gjithë në PDK.
Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i PDK’së dhe kështu do të jetë kryetari i tretë i këtij subjekti politik.
Si kandidat i vetëm në këtë garë, ai arriti të marrë 469 vota nga 476 delegatë sa ishin në sallë.
Pas zgjedhjes së Krasniqit si kryetar, është gazetari Valon Syla që me anë të një shkrimi në Facebook ka komentuar zgjedhjen e tij.
Sipas tij në PDK fitoi kandidati që pati guxim të dal të matet me të gjithë në parti.
“Në PDK fitoi më i guximshmi. Apo, ai që e pati guximin të dal të matet me të gjithë në PDK. Megjithëkëtë, frika dhe taktizimi brenda nuk prodhoi proces që e meritonte PDK. Kjo është, edhe barrë për Memli Krasniqin, i cili përpos opozitarizmit, duhet të punojë në shumë ngjyra brenda partisë. Uniteti është i nevojshëm natyrisht, por monotonia, duhet të shndërrohet në Stereotoni. Ose për një PDK High Definition”, ka shkruar Syla.
Në fund ai e ka uruar Krasniqin për postin e ri dhe i ka uruar fat. /Botapress/