Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla postimin e fundit në Facebook rreth ‘kokëfortësisë’ së Albin Kurtit ndaj aleatëve ndërkombëtarë e ka filluar me një anekdotë nga një e pame në Gjakovë.
Megjithatë, Syla pastaj thotë se ”anekdotat anash” sepse nesër do të jetë afati i fundit kur Qeveria Kurti do të duhet të reflektojë ndaj kërkesave të diplomacisë amerikane.
”Me një të pame në Gjakovë, i kish pyet njoni njerzit në kryeshnosh; A thu po na prish Albini me Amerikë?
Hajt se s’e len Amerika mu prish na me ta, ja kish kthy përgjigjen një plak gjakovar. Sidoqoftë anekdotat anash, nesër 21 nëntori është afati i fundit i reflektimit të Qeverisë Kurti ndaj kërkesave të diplomacisë amerikane,” ka shkruar ai.
Tutje, gazetari ka komentuar edhe vizitën zyrtare të kryetarit të PDK’së, Memli Krasniqi në Washington. Ai thotë se po ndjehet mirë që i pari i PDK’së ka zhvilluar takime të rëndësishme në ShBA.
”Por, në anën tjetër po me vjen mirë që opozita, e sidomos Memli Krasniqi i PDK po i takon krejt këta miq amerikanë që i dolën Kosovës krah gjatë historisë… prej Walkerit e deri te Alex Sorosi, jë nuk janë pak takime dhe kanë shumë rëndësi në këtë kohë të vështirë mos koordinimi të Qeverisë Kurti me amerikanë, e në kohë lufte të hapur me frontin me Rusinë. Te kqyrim reflektimin e Qeverisë Kurti,” ka thënë ai.
Në anën tjetër, vlen të ceket se nesër në Bruksel do të takohen shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic. /Botapress.info/