Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e kanë ftuar Kosovën në Samitin e Demokracisë 2021.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla fillimisht ka cekur që sot janë bërë një vit pa çlirimtarët e mbajtur peng në Hagë, derisa më pas ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në raportet Kosovë-SHBA.
“Kosova e Albin Kurtit arriti të përzinet nga agjenda amerikane dhe të futet bashkë me 1 thes me Serbinë, Republikën Serbe edhe disa aleateve rus në Evropë Lindore. Thjeshtë nuk u ftuam në Samit. Çka po di amerika për Vetëvendosjen e Albin Kurtin që spo e dimë ne?”, është shprehur ai.
Tutje Syla ka pyetur se a është ky çlirimi që kërkonte Vetëvendosje (VV)?
“A është ky çlirimi që e kërkonte Vetëvendosja? Çlirim nga Amerika”, ka thënë në fund ai.
Më poshtë postimi i plotë i tij pa ndërhyrje. /Botapress.info/