• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Syla i reagon Hekuran Muratit: Dështuat karshi fukarallëkut që e sollët në vend

nga Bota Press
24 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas paralajmërimeve të punonjësve shëndetësor se nesër do të mbajnë grevë, i ka quajtur sindikatat e tyre “të kapura”. Deklaratave të Muratit i ka reaguar kryetari i Sindikatës së punonjësve shëndetësor, Blerim Syla.

Syla e e ka quajtur skandal dhe joserioz postimin e Muratit në Facebook.

‘’Unë me të kallxu të drejtën, nuk e konsideroj atë ministër dhe për mu është një skandal në vete çka ka deklaru ai. Aq më keq që ka postu në Facebook të vetin. Është dashur të japë një deklaratë publike që kish mujt me u marr me seriozitet më të madh kjo punë. Me qenë ministër e mos me japë deklaratë publike, me lëshu në facebook privat, është jashtë normave shtetërore.’’, deklaroi Syla për Periskopin.

Tutje ai mendon se këto veprime, Qeveria Kurti po i merr si mbrojtje ndaj dështimeve të tyre.

‘’E dyta, cka ka pretendu ai, unë mendoj që dështimet e tij karshi këtij fukarallëku që ka fut në Kosovë, rritja e çmimeve, rritja e rrymës, mos rritja e pagave etj, po mundohet me bojkotu njëfar forme dhe me shantazhu e kërcënu punëtorët që të mos mbajnë greva. Ku e kanë zorin, e kanë tek sindikatat. Prandaj nuk ia vlen më shumë me komentu për atë njeri’’, shtoi Syla.

Kryesindikalisti i mantelbardhëve tutje paralajmëroi greva, duke alarmuar për trazira sociale, meqë sips tij, qindra punonjës shëndetësore janë irrituar nga reagimi i fundit i ministrit.

‘’Grevë kemi nesër. Ajo do të vazhdojë sipas planit dhe strategjisë tonë. Por kjo deklaratë, po të kallxoj sonte kam marrë me qindra mesazhe e qindra telefonata që i ka irritu shumë punëtorët tanë dhe kam frikë që jemi në prag të trazirave sociale. Zotëri Murati ka kërcënu në njëfar forme dhe ka shantazhu, por duhet me ditë që mundesh një Blerim Sylë me burgosë apo një Rrahman Jashar, por i dalin nja 10’të.

Reagime të ngjashme bëri edhe kryetari i Sindikatës së ‘’Ferronikelit’’, Fehmi Nika duke thënë se ministri Murati s’do të ketë qare pa u marrë me kërkesat e tyre.

Ndërkohë, edhe Rrahman Jasharaj i indinjuar, postimin e Muratit e kishte marrë si kërcënim dhe shantazh.

Revoltë nga Qeverisë Kurti, javëve të fundit po paraqesin Sindikata e Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e ‘’Ferronikelit’’, paralajmërim po bëjnë edhe mësimdhënësit, po ashtu edhe punëtorët e Administratës Publike.

Tags: hekuran murati

Të ngjashme

Lajme

Këtë vit edhe 600 ushtarë të rinj të FSK-së

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Lajme

MSh del me raport: Kjo është gjendja me Covid-19

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Kosovë

Dyshohet se një person ka rënë në lumë në Klinë

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Lajme

LDK kritikon ministrin e Shëndetësisë: Suksesi i vetëm i tij janë ardhje-vajtjet jashtë vendit

nga Bota Press
22 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Këtë vit edhe 600 ushtarë të rinj të FSK-së
  • MSh del me raport: Kjo është gjendja me Covid-19
  • Dyshohet se një person ka rënë në lumë në Klinë
  • LDK kritikon ministrin e Shëndetësisë: Suksesi i vetëm i tij janë ardhje-vajtjet jashtë vendit
  • Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.