Gazetari Valon Syla ka folur për rrëmujën e sotme që është krijuar në kryeqytet pas eksperimentit të Komunës së Prishtinës që përsëri të testohet rrotullimi njëkahor në qendër, shkruan Gazeta Metro.
Syla vuri theksin te gjetja e zgjidhjeve kreative që do të mund ta lironin Prishtinën nga koncentrimi i madh i makinave në të.
“Nënkalimet, sikur ai që është ndërtuar nga Isa Mustafa nën ndërtesën e KEDS, janë një prej zgjidhjeve efektive. Prishtinës i nevojiten diku 9 pika sikur ajo që këmbësorëve me ju jep përparësi dhe me i hjek nga rrugët e veturave dhe kjo do të reduktonte numrin e zebrave të këmbësorëve që vec Prishtina i ka çdo 50 metra nga një zeber për këmbësor”, shkroi gazetari në Facebook.
“Ndërsa kryesorja, kur i kanë dhënë lejet ata ma herët teje për ndërtim nuk i kanë llogaritur mirë hapsirat e parkimit dhe të gjelbërta dhe gjithçka kanë koncentruar rreth qendrës së Prishtinës”, vazhdoi ai më tej.
Në fund Syla argumenton që fakti se e gjithë administrata shtetërore ndodhet në Prishtinë, e ngarkon shumë këtë të fundit.
“Lëvizja e disa ministrive jashtë qendrës, ndërtim i spitalit të Prishtinës, e taktika si këto jepin zgjidhje dhe e çlirojnë komunikacionin”, shkroi Valon Syla./Botapress.info/