Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me një referendum për bashkimin kombëtar, duke pyetur se a heqi dorë Kurti nga zgjedhjet në Shqipëri, shkruan Gazeta Botapress.info
Syla, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Kurtin, derisa ka pyetur ‘’a heqi dorë Kurti prej zgjedhjeve në Shqipëri a?’’. Tutje, ai shkroi se Kurti nuk mund të bashkonte PSD’në me VV’në e lëre më Kosovën me Shqipërinë.
‘’ Çka u bo. A hjeku dorë Albin Kurti prej zgjedhjeve në Shqipëri a? Allahile u tërhiq a? Merr, merr… pjesë. Ani, bashkimi kombëtar tash… Ti s’mujte me bashku PSD’n e Vetëvendosjen e pe bashkon Shqiptarinë. Socialisti i vogël ‘nën Protektoratin’ e KFOR’it’’, shkroi Syla.
Ai tha se Kurti edhe Republikën e Kosovën deri vonë nuk e pati pranuar./Botapress.info/
Postimi i plotë: