Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka thënë se Amerika në Ballkan e dëshiron një udhëheqës punëtor, e jo filozof e ideolog, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.
Syla në Pressing ka deklaruar që SHBA nuk ka besim në Kurtin, për arsye që ndoshta nuk dihen. ‘’Amerikanët nuk pyesin filozofë e ideologë, po presin person të aftë që kryen punë. Ka kohë që amerikanët s’kanë besim në të. Me gjasë kanë info shtesë për të që ne nuk i dijmë.’’, tha ai.
Tutje Syla ka thënë se amerikanët janë kundër Vetëvendosjes.
“Amerikanet janë anti-Vetëvendosje”, ka thënë në fund ai. /Botapress.info/