Hanes Svoboda, ish-kryetari i Grupit Social-Demokrat në Parlamentin Europian dhe ish- raportues për negociatat ndërmjet BE-së dhe Kroacisë, ka deklaruar se nuk duhet të lejohet një konflikt i ri në rajon, duke thënë se NATO-ja dhe BE-ja duhet të çojnë porosi se do ta ndalin çfarëdo konflikti.
Ai tensionet e fundit Kosovë – Serbi i ka ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale serbe.
“Na presin zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe kemi një situatë shumë të ndjeshme politike në Kosovë. Miqve nga Kosova u them gjithmonë se një ditë do të njihen (nga Serbia), por duhet të mendojnë për qytetarët”, ka thënë Svoboda.
Ai ka thënë se NATO-ja duhet ta bëjë të qartë qëndrimin.
“Duhet të dërgohen porosi të qarta se NATO-ja dhe BE-ja do ta ndalin secilin konflikt. Asnjëri prej tyre nuk është mjaft i fuqishëm ta ndalë këtë. Vetëm një sinjal i qartë, përfshirë edhe intervenimin ushtarak, mund t’i ndalë këto akuza ndërmjet tyre. Nuk guxojmë të lejojmë asnjë konflikt në Serbi”.