• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sveçla paralajmëron ndëshkime për ata që ndezin zjarre

nga Bota Press
3 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se autoritetet e sigurisë do të jenë të pakompromis ndaj atyre që ndezin zjarre pas temperaturave të larta që po mbizotrojnë në vend. Ai tha poashtu se policia është duke vazhduar hetimin edhe për raste tjera të dyshimta të zjarrvënies së qëllimshe, raporton Gazeta Express.

“Mobilizimi i të gjitha institucioneve tona nuk do të jetë i mjaftueshëm në këto situata nëse mungon përgjegjësia qytetare. Prandaj, ju bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdesin maksimal, që në asnjë rast dhe rrethanë të mos të ndezin zjarre, përndryshe ne do të jemi të pa-kompromis ndaj sjelljeve të tyre të cilat po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm”, ka thënë Sveçla.

Sveçla poashtu ka thënë se pas arrestimit të dy personave policia po vazhdon hetimin edhe për raste të tjera të  dyshimta.

“Është shumë me rëndësi të theksoj se përkundër temperaturave të larta ne kemi hasur raste të zjarrvënies së qëllimshme nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, për çka policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dy persona, ndërsa po vazhdon hetimin edhe për raste tjera të dyshimta”, ka thënë ai.

Në disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer që disa ditë.

Duke qenë Suhareka komuna më e goditur nga zjarret, sot me mëngjes kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në këtë komunë.

Kurti pasi ka mbajtur një takim me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me të kanë shkuar në fshatin Studençan për të parë nga afër gjendjen.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.

Kjo ministri ka thënë se në kohën kur vendi po ballafaqohet me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit.

“Është fjala për paraqitjen e zjarreve, që po shfaqen gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe tjera rurale e urbane”, thuhet në njoftim.

Minitria e Bujqësisë ka ftuar të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe mobilizim në shuarjen e tyre.

Pyjet përbëjnë rreth 44.7 për qind të territorit të Republikës së Kosovës.

Zjarre në pyje, përveç masës drunore, rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër.

Tags: Sveclazjarre

Të ngjashme

Kosovë

Protestës në Zveçan, i bashkohet edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Botë

“A e njihni Kosovën si shtet të pavarur”, momenti kur gazetarja e CNN insiston në përgjigjen e Vuçiqit

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Kosovë

Moti sot: I vranët dhe me shi

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Kosovë

Abdullahu: Amerikanët po e mbrojnë Kosovën nga Kurti

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Shefi i NATO-s: Një batalion është në gatishmëri, në rast se situata përkeqësohet në veri të Kosovës
  • Protestës në Zveçan, i bashkohet edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës
  • Policia flet për thirrjet ndaj shqiptarëve për marshim drejt veriut: Shmangini pjesëmarrjen
  • “A e njihni Kosovën si shtet të pavarur”, momenti kur gazetarja e CNN insiston në përgjigjen e Vuçiqit
  • Moti sot: I vranët dhe me shi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.