[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Svarqa i LDK-së: Mocioni i mosbesimit rrjedh nga PDK-ja



Muharrem Svarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti i tij partiak është duke u ngritur ndonëse Partia Demokratike e Kosovës me rënien e saj për opinionin kosovarë, është mundësi për zgjedhje të parakohshme.

 

 

Këto deklarime Svarqa i ka dhënë në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa shtoi se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është pjesë e derivateve të PDK-së.

“Koalicioni realisht do duhej të ishte në krizë, por trendet negative të PDK-së dhe rëna e PDK-së për opinionin kosovarë, ndoshta mund të përshpejtojnë opsionin për zgjedhje të parakohshme në vend”.

“LDK po tregon që përmes kësaj qeverie ka realizuar objektivat e saj”, ka shtuar Sfarqa.