Nesër me 5 korrik mbahet Samiti i ri i procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit, në intervistën për (DW) Susanne Schutz e besuara për raportin me vendet e Ballkanit në ministrinë e jashtme gjermane dhe ish-ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri ka fol rreth asaj që solli ky project në 7 vitet e shkuara.
Në pyetjen se çka e shtyri Gjermaninë të nis procesin e Berlinit si ofensivë diplomatike, ajo tha se “qeveria gjermane në vitin 2014 së bashku me vendet e regjionit nisi procesin e Ballkanit dhe promovimin e bashkëpunimit regjional dhe përshpejtimin e ofrimit të 6 vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Fokusi ynë është përmirësimi konkret për njerëzit dhe regjionin, ndër to është heqja e shtesës së romingut, infrastruktura energjetike dhe transportit dhe ndërlidhja me korridoret e BE-së etj.
Nga Samiti i sivjetmë pritet përparimi konkret në çështjet e bashkëpunimit regjional që janë pjesë të procesit të Berlinit, ndërtimin e tregut të përbashkët si projekt historik si rezultat i marrëveshjes së nëntorit 2020 që bazohet në katër liri: qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimit dhe kapitalit që duhet përmbushet me 2024 theksoi Schutz.
Ministri i jashtëm Mas ftoi vendet e regjionit të përfshihen në proces me qëllim suksesin e tij, ku janë pengesat e këtij procesi, ishte pyetja për Schutz, që theksoi se : këtu bëhet fjalë për marrëveshjeve që janë pjesë të tregut të përbashkët prej të cilit do kenë dobi të gjithë, si janë udhëtimi i pape3nguar në regjion me letërnjoftime dhe njohja e ndërsjellë e diplomave.
Për këto projekte sipas DW janë parashikuar 29 miliardë euro përfshirë kredi, por ato shkojnë vende me korrupsion, si do kontrollohet përdorimi i këtyre mjeteve, Schutz nënvizoi se plani ekonomik investues i KE për Ballkanin nga tetori 2020 parashikon shfrytëzimin e 9 miliardë eurove dhe përmes garancive do angazhohen 20 miliardë tjera nga sektori privat dhe financiar evropian.
Në lidhje me sfidat dhe bllokimin nga shtetet përkatëse të tregut të përbashkët regjional, Schutz tha se po punohet në realizimin e tij, kontribut të çmuar ka bërë Këshilli i bashkëpunimit regjional (RCC) dhe CEFTA. BE dhe qeveria gjermane mbështesin këtë proces, ndërsa sfidat janë afati i shkurtër kohor për shkak pamundësisë së takimeve fizike dhe realizimi i tyre në praktikë, ndër dobitë e procesit është heqja e çështjeve politike që mund të sjellë bllokime.
Sipas Schutz e ardhmja e procesit të Berlinit është me rol të veçantë, dëshirë e të gjithë të përfshirëve, Ballkani nga 2-14 ka ndryshuar dhe raportet me BE janë intensifikuar, andaj është mirë të shqyrtohet në samit vazhdimi dhe akomodimi i procesit.
Para hyrjes në BE , Kroacia ishte menduar si urë lidhëse konstruktive në fqinjësi , cili është roli i saj, Schutz tha: për ne Kroacia është partner me rëndësi i kyçur aktivisht në procesin e Berlinit. Gjatë kryesimit të BE-së, në maj 2020 organizoi Samitin e BE me vendet e Ballkanit që rezultoi me lidhje me rëndësi mes B dhe vendeve të Ballkanit në luftimin e pandemisë.
Kroacia është e interesuar për integrim të suksesshëm në BE dhe zhvillim të regjionit, andaj vlerësojmë përkushtimin e saj në këtë këndvështrim./Botapress/