[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Supermarketet e boshatisura, çfarë po ndodh në Londër?



Shumë rafte në supermarket kanë mbetur bosh, ndërkohë që edhe online nuk ka produkte të disponueshme. Ky nuk është efekti i Brexit, por pasojë e motit të keq në Evropë, që i ka çuar konsumatorët britanikë në këtë gjendje.
“Ushqime si në kohë lufte,” shkruajnë të skandalizuara tabloidet britanike. Realiteti është në fakt më pak dramatik, por i dukshëm. Në supermarkete nuk gjenden më perime si patëllxhanë, kungull apo selino.

E gjithë kjo situatë, sipas medieve të huaja është pasojë e shiut të dendur në jug të Spanjës. Shirat dhe i ftohti kanë shkatërruar perimet e destinuara për jashtë vendit. Gazetat britanike dhe televizionet flasin për një krizë reale e cila sipas supermarketeve, mund të zgjasë deri në pranverë.

Ndërkohë në Spanjë çmimi i perimeve ka arritur kulmin: çmimi i patëllxhanit është rritur me 120 %, i kungullit me 60% dhe domateve me 45 %.

Në Angli, perime të tilla si brokoli, apo bishtajat janë tërhequr tërësisht.