[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Super lajm për Strakoshën në prag të sfidës ndaj Chievos



Nuk do të jetë Federico Marchetti në portën e Lazios në duelin e sotëm që starton orën 18:00 ndaj Chievos. Vendin e tij sipas “Corriere dello Sport” do ta zërë portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Marchetti po kalon një viroz gripale, dhe për pasojë vendin e tij do të zërë portieri i talentuar, i cili ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera sa herë që është thirrur në apel gjatë këtij sezoni.’

Formacionet e mundshme të Lazio-Cheivo:

AZIO (4-3-3): Strakosha; Basta, De Vrij, Hoedt, Radu; Parolo, Biglia, Milinkovic; Felipe Anderson, Djordjevic, Lulic.

CHIEVO (4-3-2-1): Sorrentino; Cacciatore, Dainelli, Gamberini, Gobbi; Izco, Radovanovic, Hetemaj; Birsa, De Guzman; Inglese