Një e mitur në Podujevë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga tre persona. Rasti ka ndodhur më 2 nëntor.
Opozita kërkon që të rriten pagat në sektorin privat – minimalja të jetë 400 euro
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale.
“SULM SEKSUAL-Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.