Është arrestuar personi që kërcënoi dhe sulmoi fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në detyrë.
Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi që i njëjti kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në detyrë.
Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur në rr. Fehmi Lladrovci, në kryeqytet, rreth orës 17:00.
Në raportin e përditshëm policor thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.